Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedimet SHBA-Japoni, Kina është tema kryesore

2021/04/18 at 8:38 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bisedimet SHBA-Japoni, Kina është tema kryesore

Konkurrenca strategjike me Kinën ishte ndër çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit të premten mes Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit japonez Yoshihide Suga. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi të huaj në Shtëpinë e Bardhë që kur Presidenti Biden mori detyrën.

Një riafirmim i aleancës SHBA – Japoni për një rajon Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, nga Kryeministri Yoshihide Suga dhe Presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

“U angazhuam të punojmë së bashku për t’u përballur me sfidat nga Kina dhe për çështje të tilla si Deti i Kinës Lindore, Deti i Kinës Jugore, si dhe Koreja e Veriut”, tha Presidenti Biden.

Kryeministri Suga është udhëheqësi i parë i huaj që zhvillon vizitë në Shtëpinë e Bardhë, një dëshmi kjo e përparësisë së politikës së jashtme të administratës Biden.

“Aleanca jonë i ka shërbyer rolit të saj si themeli i paqes dhe stabilitetit për rajonin Indo-Paqësor dhe botën”, tha ai.

Udhëheqësit u angazhuan për të ndihmuar përpjekjet e vaksinimit në rajon dhe u zotuan për “veprime agresive” mbi ndryshimin e klimës, përfshirë avancimin e teknologjive të energjisë së pastër. Kryeministri japonez do të marrë pjesë në një samit virtual të udhëheqësve mbi klimën, të organizuar nga Presidenti Biden javën e ardhshme.

“Dhe të ndihmojmë kombet në të gjithë rajonin Indo-Paqësor, veçanërisht vendet në zhvillim, për të zhvilluar energji të rinovueshme dhe për të eliminuar karbonin në ekonomitë e tyre”, tha Presidenti Biden.

Aleanca e sigurisë prej dekadash SHBA-Japoni bazohet në një traktat të pas Luftës së Dytë Botërore, ku Shtetet e Bashkuara u zotuan të mbrojnë Japoninë, madje edhe nëpërmjet ombrellës së saj mbrojtëse nga sulmet bërthamore.

Në këmbim, Japonia mban mbi 20 baza ushtarake amerikane, duke forcuar kështu praninë ushtarake amerikane në rajon.

Takimi i nivelit të lartë u zhvillua ndërsa Kina ka shtuar presionin ushtarak ndaj Tajvanit, por as Presidenti Biden dhe as Kryeministri Suga nuk dhanë komente të detajuara mbi çështjen.

“Të dyja qeveritë e kuptojnë se ky është një moment delikat në marrëdhëniet me Kinën; se nuk duan të nxisin ose provokojnë veprimtari që nuk i dëshirojnë. Por, nga ana tjetër, ata duan të tregojnë vendosmërinë se aleanca SHBA-Japoni funksionon plotësisht në çdo rast, në çdo moment të kërcënimit për veten e tyre ose për rajonin”, thotë Sheila A. Smith, nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Presidenti Biden dhe Kryeministri Suga u përqëndruan tek bashkëpunimin ekonomik, përfshirë gjetjen e alternativave ndaj rrjetit 5G të firmës kineze Huawei, dhe mënyrat për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit që shihen si tepër të ndërvarura nga Pekini.

U diskutua gjithashtu për çështjet e të drejtave të njeriut në Kinë, përfshirë myslimanët ujgurë në Xinjiang.

Pekini ka shprehur “shqetësime serioze” lidhur me ato që i përshkroi si “lëvizje negative dhe bashkëpunim i fshehtë” SHBA-Japoni kundër Kinës.

Kryeministri Suga promovoi rolin e Tokios si organizatore e Lojërave Olimpike të vonuara nga pandemia, me më pak se 100 ditë deri në çeljen e tyre. Mbetet pikëpyetje nëse lojërat mund të zhvillohen në mënyrë të sigurt, duke pasur parasysh një ringjallje të koronavirusit në Japoni.

“Tokio na ka siguruar se do të mbajë kontakte të ngushta me Uashingtonin ndërsa zbatojnë planet e tyre, por nuk kam informacion më shumë se kaq”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Para takimit me Presidentin Biden, Kryeministri Suga vazhdoi traditën e udhëheqësve japonezë duke bërë nderime në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Një gjest i vullnetit të mirë mes dy vendeve që dikur ishin ndër armiqtë më të egër, tashmë miqtë më të mirë/VOA

Etiketa: japonikinashba

Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Rama poston videon:Kush i thotë vetes gri, le ta mendojë njëherë

Rama poston videon:Kush i thotë vetes gri, le ta mendojë njëherë

Familja Mbretërore publikon foton e rrallë të Princ Philip pas vdekjes

Familja Mbretërore publikon foton e rrallë të Princ Philip pas vdekjes

“Në Tropojën e Sali Berishës e Hajdarit”,Basha pritet me tupane e valle

“Në Tropojën e Sali Berishës e Hajdarit”,Basha pritet me tupane e valle

TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com