Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

2021/04/17 at 11:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

Presidenti amerikan Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,000 numrin e refugjatëve të pranuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo shifër, e përcaktuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, është konsideruar ndër më të ulëtat në historinë amerikane.

Vendimi është kritikuar shpejt pasi Biden ka nënshkruar urdhrin më 16 prill, dhe më vonë gjatë së premtes, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka publikuar një deklaratë, duke thënë se njoftimi origjinal ka qenë “subjekt i disa paqartësive”, dhe se Biden pritet të rrisë kapacitetin e pranimit të refugjatëve deri më 15 maj, ndonëse nuk ka treguar për sa.

Megjithatë në deklaratë është përmendur se synimi fillestar i Bidenit për pranim të 62,500 refugjatëve duket se nuk është i mundshëm “për shkak të programit problematik të pranimit të refugjatëve që kemi trashëguar”.

Psaki ka thënë se Biden ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm për përmbysje të politikave të Trumpit, që kanë ndaluar hyrjen e refugjatëve në disa rajone, dhe të mundësojë fluturimet nga të njëjtat brenda ditësh.

Ajo ka thënë se në urdhrin e Bidenit është përcaktuar një gjë e tillë.

Përveç këtij vendimi, është thënë se më shumë refugjatëve nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Qendrore do t’iu mundësohet hyrja, si dhe do të hiqen kufizimet për banorët e Somalisë, Sirisë dhe Jemenit.

Biden ka marrë këto vendime teksa përballet me presion politik për numrin e madh të migrantëve të pashoqëruar në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Republikanët kanë fajësuar Bidenin për situatën në kufi, duke thënë se veprimet e tij për përmbysje të politikave të Trumpit, kanë shkaktuar këtë situatë.

Psaki ka pranuar se situata në kufi ka qenë “faktor” se pse Biden ka marrë vendim për numrin e refugjatëve, ndonëse disa migrantë në kufi nuk përfshihen në programin e refugjatëve.

Sipas programit për pranim të refugjatëve, autoritetet amerikane i analizojnë mirë aplikacionet para se të mundësojë hyrjen e aplikuesve në Shtetet e Bashkuara.

Migrantët, në anën tjetër, aplikojnë për azil pasi ta kalojnë kufirin. Grupet e të drejtave të refugjatëve kanë thënë se janë rreth 35,000 refugjatë që janë analizuar dhe janë në pritje të udhëtimit në SHBA.

Rreth 100,000 të tjerë janë në pritje të përgjigjes. Vendimi fillestar i Bidenit, për të mbajtur në 15,000 numrin e refugjatëve të pranuar, është kritikuar nga këto grupe, të cilat kanë kërkuar nga presidenti që të veprojë shpejt në përmbysje të politikave të Trumpit për refugjatët. Anëtarët e Kongresit po ashtu kanë kritikuar këtë vendim.

“Të përballurit me krizën më të madhe të refugjatëve, nuk përbën arsye për të kufizuar numrin në 15,000. Më thuaj që nuk është ashtu, president Joe”, ka thënë senatori demokrat Dick Durbin derisa përfaqësuesja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez, ka thënë se kjo shifër “është e papranueshme”.

“Biden është zotuar se do të mirëpresë imigrantët dhe njerëzit e kanë votuar duke u bazuar në këtë premtim”, ka thënë Ocasio-Cortez në Twitter.

“Zbatimi i politikave ksenofobike dhe raciste të administratës Trump, përfshirë kapacitetin historikisht të ulët të pranimit të refugjatëve, është gjë e gabuar”.

Shkalla e pranimit të refugjatëve gjatë udhëheqësisë së Trumpit ka qenë në përmasa historikisht të ulëta.

Ai ka portretizuar refugjatët si kërcënim për sigurinë dhe pati kthyer këtë çështje në pikë të rëndësishme të presidencës së tij./REL

Etiketa: Bidenrefugjatetshba

Ju sugjerojmë

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia
Kronikë

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia

10 Gusht, 2025 11:26 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

61-vjeçari përplas me makinë policin te vijat e bardha në Shkodër

10 Gusht, 2025 11:20 am
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person
Kronikë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person

10 Gusht, 2025 10:53 am
Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari
Kronikë

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

10 Gusht, 2025 10:29 am
Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
Politikë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

10 Gusht, 2025 10:14 am
Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”
Bota

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

10 Gusht, 2025 10:10 am
Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?
Bota

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

10 Gusht, 2025 10:05 am
Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë
Aktualitet

Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë

10 Gusht, 2025 10:03 am
Para
SpaceX do të ndërtojë anijen kozmike për lëshim në Hënë

SpaceX do të ndërtojë anijen kozmike për lëshim në Hënë

SHBA, 24% e popullsisë e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

SHBA, 24% e popullsisë e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Celibashi thirrje të rinjve: Merrni pjesë në zgjedhje

Celibashi thirrje të rinjve: Merrni pjesë në zgjedhje

TE FUNDIT

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia
10 Gusht, 2025

Një person i arrestuar jashtë vendit, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar në vendin tonë. Policia e Shtetit bën...

Lexo më shumë

61-vjeçari përplas me makinë policin te vijat e bardha në Shkodër

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
10 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar në lagjen “Partizani” në Shkodër. Një 61-vjeçar ka përplasur me makinë në vijat e bardha  shtetasin...

Lexo më shumë

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
10 Gusht, 2025

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona, gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë. Sipas...

Lexo më shumë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person
10 Gusht, 2025

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com