Darrin Zammit Lupi është një baba guximtar i cili ka foto fotografuar të bijën e tij pak çaste pasi lindi dhe 15 vjet më vonë e fotografoj atë, pak çaste para se të ndahej nga jeta.
Rebecca ishte vajza e Maris mamaja dhe Darrin babai, e cila ndërroi jetë në moshën 15 vjeçare nga një formë agresive e kancerit të kockave.
Për prindrit ishte e natyrshme që të fotografonin çdo moment të bukur me të voglën e tyre, por e veçante qëndron tek fakti që të dy ata gjetën forcën të shkrepnin foton e fundit me Rebecca pak minuta para vdekjes.
Gjendja e Rebecca nisi të përkeqësohet natën e Krishlindjeve, e prej asaj kohe ajo ra në gjendje koma.
Edhe pse në një gjendje të tillë prinderit vijuan të komunikonin me të dhe t’i lexonin libra, duke krijuar kështu një portë kontakti me vajzën e tyre.
“Unë vazhdoja t’i flisja, i bindur se ajo tani mund të më dëgjonte dhe të më kuptonte më mirë se më parë, duke i thënë të mos kishte frikë. Unë i thashë asaj se do të vazhdoja ta mbaja dorën e saj për aq kohë sa të mundja, por tani ajo gjeti të tjerë që mund t’i mbanin dorën, dhe sapo u ndje gati u largua.”- kujton babai i saj Darrin./Opinion.al