Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu-mjekëve: Bonusi special, deri në ditën e fundit

2021/04/16 at 2:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu-mjekëve: Bonusi special, deri në ditën e fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar këtë të premte një takim me mjekët dhe infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT, nga ku tha se spitali Covid 4 është zbrazur pasi ka rënë numri i pacientëve që po trajtohen. Po ashtu Manastirliu deklaroi se ka pasur rënie edhte të fataliteteve mbi baza ditore, gjë që tregon se pandemia është nën kontroll.

“Aktualisht spitali Covid 4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para.  Nga ana tjetër numri i pacientëve që trajtohen në spitalin infektiv apo Covid 1 por edhe në spitalin Covid 3 ka pësuar një rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka pasur një rënie të qëndrueshme edhe përsa i përket numrit të fataliteteve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Por është shumë e rëndësishme të mos ulet vigjilenca”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se pavarësisht lehtësimit të situatës, mbështetja e personelit me bonusin special do të vijojë.

“Për të gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve do të vijojë mbështetja, ashtu sikurse ka qenë deri tani me bonusin special, do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Janë më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, të cilët kanë përfituar bonusin special të vendosur nga qeveria shqiptare”, nënvizoi Manastirliu.

Në lidhje me fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, Manastirliu tha se jemi të vendosur për të arritur objektivin e 500 mijë vaksinimeve në muajin maj duke vaksinuar grupet më të riskuara dhe personat mbi 60 vjeç.

“Lufta ende nuk ka përfunduar. Do të kërkojë kohën e vet. Vaksinimi do ta ofrojë atë rezultat që ne presim, jam e bindur, nga fakti që ne jemi duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar, dhe nuk do të ndalemi për asnjë moment, derisa qytetari i fundit shqiptar të jetë vaksinuar. Dhe ky është plani ynë ambicioz për pranverën e vitit që vjen. Mendojmë që mund t’ia arrijmë dhe më shpejt, por jemi të vendosur që brenda muajit maj të arrijmë objektivin e 500 mijë vaksinimeve për të gjithë ato grupe të riskuara dhe popullatën +60. Dhe më pas të vijojmë për të vaksinuar sa më shumë, për të mbrojtur jetë”, tha Manastirliu./Opinion.al

Etiketa: Manastiliumjekettakim

Ju sugjerojmë

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
Bota

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 Nëntor, 2025 2:33 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
Bota

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

3 Nëntor, 2025 10:32 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Para
Votimi elektronik/ LSI njësoj si PD, propozon Korçën dhe Fierin

FOTO/ KQZ publikon verifikimet për kandidatin e LSI: Ka ndryshuar emrin

Kosova regjistron 587 raste me koronavirus dhe 6 viktima

COVID-19/ Kosova shënon 520 raste të reja dhe 14 viktima

“Dembelë aktivë”, Rama-Metës: Vë kujën për vaksinimin e personaliteteve

Reforma në Drejtësi/Rama zbulon fjalët e Metës:Edhe flota eSHBA të vijë...

TE FUNDIT

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
3 Nëntor, 2025

Donald Trump ka treguar gatishmëri për t'u distancuar nga zhvillimet në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar për...

Lexo më shumë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
3 Nëntor, 2025

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com