Vijon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,833 të prekur me koronavirus, ndërsa 104 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308, 006 të prekur, 51,3% e tyre janë burra. Atika ka rezultuar me numrin më të lartë të infeksioneve, aktualisht 1861 të prekur.