Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në llogarinë e tij në “Instagram”, atletet e veshura gjatë vizitës në Gramsh.
Nga fotoja e publikuar duket se atletet e bardha, janë të personalizuar për kryeministrin, teksa lehtësisht dallohet logoja e Partisë Socialiste dhe numri rendor që kjo parti zë në fletën e votimit.
Rama nuk ka nguruar shpesh në takimet e tij, ku vishet sportiv, të mbajë bluze dhe atlete me logon e Partisë Socialiste, e aq më tepër t’i publikoj këto në rrjetet sociale./Opinion.al