Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të hënë ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prilli.
Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.
Ktyedemokrati tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi. Ndërkohë një nga personazhet e ekranit Inna Kollçaku, u shpreh se tek Basha shikon respektin që lideri demokrat ka ndaj gruas.
“Ky grupi këtu jam shumë e sigurt, por edhe salla se është goxha, nëse nuk e mban fjalën për të drejtat e grave do të të qepen aq keq në Instagram, do të të grijnë”, tha Kollçaku.
Ky koment solli një moment humori mes grave që ishin të paranishme në takim.