Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ia ka marrë valles këtë të dielë pas një takimi elektoral të zhvilluar me të rinjtë në Divjakë.
Krahas videos së postuar nga vetë ajo në rrjetin social “Facebook”, kryetarja e LSI shkruan se çdo sekondë e përkushtuar për ndryshimin, që rinia meriton.
“Shqipëria nuk mund t’i humbë për asnjë arsye këta të rinj të mrekullueshëm.Vendi ka shumë nevojë për ta. E përkushtuar çdo sekondë për ndryshimin që ata meritojnë”, shkruan Kryemadhi/ Opinion.al