Jemi në pranverë, por moti vijon të na surprizojë. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak javën e ardhshme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike në vendin tonë.
Java do të nisë me një mot të qëndrueshme me diell, ndërsa të mërkurën do të nisin reshjet e shiut në zonën bregdetare dhe veriperëndimore në formën e shtrëngatave me rrufe, si dhe reshjet e borës në verilindje.
“Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.”, njofton Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-5 ballë.