Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme janë kryer 8,134 vaksinime në të gjithë vendin.
Ndërkohë, kreu i qeverisë tregon se me shifrat e ditës së sotme prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 250,676 qytetarë.
Në vendin tonë fushata e vaksinimit ka nisur fillimisht me mjekët dhe të moshuarit, për të vazhduar më pas me mësuesit, të moshuarit mbi 85-vjeç, personat mbi 70, ndërsa tashmë pritet që kjo fashë të ulet në ditën në vijim për të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60-vjeç.
Pjesë e fushatës së vaksinimit janë bërë edhe gazetarët dhe efektivët e policisë./Opinion.al