Maqedonia e Veriut raporton shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.927 testime dhe janë regjistruar 1.163 raste me koronavirus, teksa kanë humbur jetën 35 persona kanë humbur jetën.
Gjatë orëve të fundit janë shëruar 854 pacientë. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 136.891 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 4 108 qytetarë. / Opinion.al