Pirro Lako, një nga kontrollorët e shoqëruar nga policia pas protestës në Albcontrol ka deklaruar se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera.
Kontrollori Lako në një prononcim për news 24 gjithashtu tha se policia i kishte sekuestruar telefonin, por nuk dinte arsyen e këtij veprimi të ndërmarrë nga autoritetet.
“Që nga ora 11 e darkës kam qëndruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Plotësova deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojtur. Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin”, tha Pirro Lako./Opinion.al