Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deri më 19 prill, çdo i rritur në SHBA kualifikohet për vaksinën

2021/04/06 at 6:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deri më 19 prill, çdo i rritur në SHBA kualifikohet për vaksinën

Presidenti amerikan Joe Biden njofton të martën se çdo i rritur në vend mund të vaksinohet duke filluar nga 19 prilli, rreth dy javë më herët se afati që kishte njoftuar ai më herët.

Ndërsa shtohen furnizimet me tre vaksinat në SHBA, zoti Biden tha javën e kaluar se rreth 90% e të rriturve amerikanë do të kualifikoheshin deri në datën 19 prill, por tani ai po e zgjeron këtë numër duke përfshirë të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen.

Sondazhet në shkallë vendi tregojnë se rreth 20% e të rriturve thonë se për arsye të ndryshme do të refuzojnë të vaksinohen. Disa kanë thënë se mendojnë se është e panevojshme ose se injeksionet mund të rezultojnë të dëmshme, ndërsa të tjerë kanë shprehur mosbesim tek një program i drejtuar nga qeveria.

Përqindja e atyre që kundërshtojnë vaksinat ka rënë gjatë muajve të fundit, pasi shumica e njerëzve të vaksinuar nuk kanë raportuar asnjë ose vetëm efekte të përkohshme që nuk zgjasin më shumë se një ditë.

Zoti Biden, i cili u vaksinua para se të merrte detyrën në janar, do ta bëjë njoftimin në Shtëpinë e Bardhë pasi të vizitojë një qendër vaksinimi në Virxhinia, në periferi të Uashingtonit.

Ai pritet të bëjë komente mbi “situatën e vaksinimeve” në vend. Shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se më shumë se 62 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, rreth 23% e popullsisë mbi moshën 18 vjeçare.

Më shumë se 107 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave Moderna dhe Pfizer-BioNTech dhe një grup më i vogël njerëzish atë me një dozë të vetme të prodhuara nga Johnson & Johnson.

Fillimisht, Shtetet e Bashkuara i vunë vaksinat në dispozicion të të moshuarve dhe punonjësve thelbësorë të vijës së parë. Data e re e kualifikimit brenda dy javësh do t’u japë të gjithë të rriturve një shans për t’u regjistruar për vaksinim./ REL

Etiketa: covid-19shbaVaksina

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
Vaksinat kineze dhe ruse, Palmer: Zgjedhja i takon Shqipërisë

Vaksinat kineze dhe ruse, Palmer: Zgjedhja i takon Shqipërisë

Në Britani, 60% e të rriturve janë vaksinuar

Në Britani, 60% e të rriturve janë vaksinuar

E gjetën në kanal, humb jetën biznesmeni i kromit në Bulqizë

Aksident në Lushnje, humbin jetën dy persona

TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com