Ekuipazhi i një anijeje holandeze e cila ishte në luftë me dallgët e detit është shpëtuar me helikopter nga Roja Bregdetare Norvegjeze.
Bëhet me dije se në bordin e anijes “Eemslift Hendrika” ndodheshin 12 që u shpëtuan në mes të detit.
I gjithë ekuipazhi u mundua të qëndronte në anije për të bërë të mundur shpëtimin e saj por sipas informacioneve motorri kryesor i saj është djegur dhe kjo ishte e pamundur.
Anija holandeze mbetet ende në det të hapur, por sipas autoriteteve motori kryesor është prishur dhe anija po vjen drejt tokës.
“Ka rrezik që të përmbyset dhe të fundoset, tha Hans Petter Mortenson i Administratës Bregdetare Norvegjeze.
Anija shërben për transportimin e jahteve dhe në momentin e incidentit, në Detin e Veriut, pranë Alesund, kishte disa varka më të vogla në bord./Opinion.al