Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Kreu i Shtretit e ka cilësuar këtë veprim si të paprecedentë dhe një hakmarrje primitive për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.
“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin”, shkruan Meta.
Sipas Kreut të Shtetit është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë kuqezinjtë që e futën Shqipërinë në Europë ndërkohë që vazhdojnë ta mbajë ata të cilët ai i cilëson si faqezinj që e lanë jashtë Europës.
“Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.
Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar”, shkruan Meta./Opinion.al