Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i Bardhok Pllanaj, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë

2021/04/06 at 10:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Bardhok Pllanaj, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e së dielën në Shkodër. Nga hetimet e deritanishme të kryera nga policia e Shodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët, tip “Passat”, me targë FV 140 MT, është vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

Nga verifikimet ka rezultuar se autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti para se të kryhej krimi.

Pas vrasjes makina u gjet e djegur ndërsa nga kontrollet efektivët gjetën 2 armë zjarri automatike model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja.

Kujtojmë që autorët e kanë pritur poshtë shtëpisë Pllanaj në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, dhe sapo ai ka hipur në mjet, pas pak metrash, është qëlluar me breshëri automatiku.

Ata e kanë qëlluar nga makina në ecje e sipër duke e ndjekur për rreth 150 metra dhe duke mos e lënë që të lëvizë. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit nga plumbat që ka marrë në trup, mjeti i viktimës është përplasur në oborrin e një biznesi. Autorët paralel me mjetin e 46-vjeçarit kanë qëlluar përsëri në drejtim të tij, duke u siguruar plotësisht se nuk ka pasur asnjë shans që të shpëtojë.

Menjëherë pas vrasjes, autorët ende të paidentifikuar janë futur në një rrugicë dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik, duke djegur mjetin e tyre dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Bardhok Pllanaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë subjekt i OFL-së, për shkak se dyshohej se ka qenë u përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore në Belgjikë.

Pllanaj po ashtu ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për “pastrim parash”, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’. Në vitin 2018 ai u arrestuar nga uniformat blu pasi u akuzua për ndërtimin e një pallati 10 katësh në lagjen “Dobraç”, me para të botës së krimit. Në atë kohë pallati u vu nën sekuestro. Ndërkohë më herët në vitin 2014 ai është akuzuar për trafik droge.

Pllanaj njihet edhe si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku. “Kumbari i Shkodrës” u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia pasi Frroku, deputet në atë kohë kishte imunitet. Policia e kërkonte Pllanajn për trafik droge nga Velipoja me skaf drejt Italisë.

Në operacionin “Laguna e Vilunit” më 30 shtator 2014 ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë, ranë në pranga 7 persona. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka e trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj, por ai u lirua nga akuzat për mungesë provash. Po ashtu, Pllanaj u arrestua në tetor të 2019 në Lushnjë, pasi kishte thyer arrestin shtëpiak./Opinion.al

Etiketa: Ekzekutimi i Bardhok Pllanajmakina e autorëveshkoder

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

"Becchetti"/PD:Rama,Veliaj e Agaçi do paguajnë me pasurinë e tyre 110mln €

Shtyhet sërish afati i bllokimit të pikës Kufitare të Kapshticës

Shtyhet sërish afati i bllokimit të pikës Kufitare të Kapshticës

“Shqipëria kampion në turizëm”, Rama: Opozita po bën politika mizerable

"Shqipëria kampion në turizëm”, Rama: Opozita po bën politika mizerable

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com