Autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar se në 296 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin ë viktimave në total në 111326.
Po ashtu, janë shënuar dhe 10680 raste të reja me COVID-19. aktualisht rreth 28 mijë persona ndodhet në spital, 3737 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Lombardia është ende rajoni dukshëm me më shumë të infektuar, 6626, e ndjekur me distancë nga Veneto me 1679 dhe Kampania me 1599.
9 rajone janë ende në nivel kritik, pra me të paktën 250 raste për 100 mijë banorë, në veçanti Valle d’Aosta, Piemonte, Friuli, Puglia, Emilja Romanja, Lombardia dhe Toskana.