Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Sonila dhe Ivi Kaso, historia e rrallë e dashurisë

2021/04/04 at 9:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Sonila dhe Ivi Kaso, historia e rrallë e dashurisë

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptarekanë qenë të ftuar kandidati për deputet i PD-së Ivi Kaso dhe bashkëshortja e tij Sonila.

Një çift mjaft simpatik me një histori shumë të bukur dashurie të cilët kanë vendosur ta rrëfejnë sot për publikun.

Ata janë dashuruar mjaft të vegjël me njëri-tjetrin që kur ishin në gjimnaz dhe sipas tyre ishte një dashuri me shikim të parë.

Sonila: Në realitet unë e pashë që ditën e parë të shkollës në gjimnaz, aso kohe rreshtoheshim në rreshta para se të na ndanin nëpër klasa dhe unë shoh Ivin dhe mu prenë gjunjët. Nuk kuptoja, nuk njihja as veten time, isha 15 vjeç dhe e mbajta situatën nën kontroll. Që nga ajo ditë e kuptova që ishte dashuri me shikim të parë por e kam mbajtur për veten time sepse nuk mund të bëja unë hapin e parë.

Ardit Gjebrea: Ivi po ti kur pe Sonilën?

Ivi Kaso: Unë nuk e kam parë atë ditë sepse rastësia na caktoi në klasa të ndryshme, e kam parë në ditët në vijim dhe ruaj në kujtesën time një vajzë të gjatë, ndër më të bukurat e shkollës, por e solli rasti më pas që një vit më vonë të ishim në të njëjtën klasë, u bëmë shok klase, shok banke, nuk e mendoja kurrë që do bëheshim shokë jete, por kështu ndodhi dhe jam shumë i lumtur dhe me fat që ndodhi ashtu.

Ardit Gjebrea: Ishte një shok i përbashkët që ju ndihmoi të afroheshit me njëri-tjetrin. Hapin e parë me siguri e hodhe ti?

Ivi Kaso: Është e vërtetë që ka qenë një shoku ynë i përbashkët që ka qenë në mes të historisë sonë dhe që u bë sebep më vonë që neve jemi sot ata të cilët jemi. Sigurisht hapi i parë u bë nga ana ime, mori pak atë kohën e vetë pasi prej natyre unë kam qenë dhe jam ende një tip introvert, jo aq i ndrojtur sa atëherë, por mu desh ca kohë përgatitje shpirtërore derisa të gjeja guximin dhe t’i bëja ndjenjat e mia publike, pa patur idenë që Sonila do ndjente të njëjtën gjë për mua, ashtu si edhe jeta e vërtetoi që të ishte.

Ardit Gjebrea: Dhe kështu vazhduat deri në maturë, por zemra ishte që ditën e parë.

Sonila: Zemra ime kishte mbaruar punë.

Ardit Gjebrea: Pas maturës ju ndaheni për studime, Ivi në Greqi dhe Sonila në Itali. Prej 1 vit lidhja ishte në distancë, si mbijetoi kjo lidhja juaj?

Ivi Kaso: U ndamë në mënyrë të papritur pasi ne jemi të dy të maturës mbrapsht ’97 dhe për vetë dinamikat që ai vit pati, sistemimi më i mirë në shkollat e larta ishte për të dy ai që ishte, unë drejt Greqisë dhe Sonila drejt Italisë.

Ivi shprehet se pavarësisht distancës ata ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Edhe mungesa e mjeteve të komunikimit si celulari nuk zbehu aspak ndjenjat e tyre në atë kohë. Ata mund të flisnin me telefon kabine ose shkëmbenin shpesh herë letra me njëri-tjetrin./ Burime: Tv Klan

Etiketa: Ivi Kasosonila

Ju sugjerojmë

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit
Sport

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

11 Tetor, 2025 3:20 pm
Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë
Bota

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

11 Tetor, 2025 2:53 pm
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
Aktualitet

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

11 Tetor, 2025 2:42 pm
Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

11 Tetor, 2025 1:26 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Kosovë/ Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

11 Tetor, 2025 12:45 pm
IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje
Aktualitet

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje

11 Tetor, 2025 12:42 pm
Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari
Kronikë

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari

11 Tetor, 2025 11:56 am
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë
Bota

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 Tetor, 2025 11:32 am
200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
Bota

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

11 Tetor, 2025 10:31 am
Para
Pogradec/ Shpërthim gjatë natës në oborrin e një banese

Ekzekutohet me armë një person në Shkodër, gjendet një makinë e djegur

Njihej me nofkën “Kumbari”, kush është personi që u vra në Shkodër

Njihej me nofkën “Kumbari”, kush është personi që u vra në Shkodër

U ekzekutua në makinë, e shkuara kriminale e “Kumbarit” të Shkodrës

U ekzekutua në makinë, e shkuara kriminale e “Kumbarit” të Shkodrës

TE FUNDIT

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit
11 Tetor, 2025

Federata Serbe e Futbollit ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin  e Leskovacit, ku do të luhet sfida e shumëpritur mes...

Lexo më shumë

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë
11 Tetor, 2025

Një deputet i opozitës në Zimbabëe, Desire Moyo, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor gjatë një udhëtimi në...

Lexo më shumë

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
11 Tetor, 2025

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan–Rrogozhinë kanë hyrë në një fazë të avancuar, duke shënuar përparim të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
11 Tetor, 2025

Partia Socialiste, LZHK dhe "Shqipëria Bëhet", partitë e para që dorëzojnë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com