Gjatë takimit të sotëm, fermerët në Moravë të Beratit i kanë shprehur shqetësimin kryeministrit, Edi Rama, duke thënë se fasha orare 08:00, që korenspondon me orën poliore i gjen në arë duke punuar, dhe i kanë kërkuar kështu që të shtyhet.
Por, Rama u përgjigj duke thënë se Komiteti nuk e pyet atë teksa shtoi se kufizimi i orarit nuk i pengon ata që janë në punë.
“Ai Komiteti s’më pyet as mua as ju. Por s’duhet të jetë problem se fasha orare s’iu pengon në punë. Fasha s’është për ata që janë në punë. Për më tepër në zonën e fshatit s’duhet të aplikohet për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rritjen e fashës orare por s’duhet të nxitohemi sepse Franca u mbyll prapë nga e para. Isha në Paris dhe s’kishte as dyqane as restorante. Vetëm ushqimore kishte, sepse është kjo vala tretë është versioni britanik që ishte arsye që na u rritën dhe numrat. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ta rrisim vaksinimin në gjysmë milion të vaksinuar brenda majit. Do të shohim si mund të aplikojmë për zonën e fshatit. Se thonë ikën virusi ditën dhe vjen natën, problemi është se virusi lidhet me jetën e natës, prirja për të qenë më të relaksuar dhe për të qenë më pak të kujdesshëm. Do ta shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Rama./Opinion.al