Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar ditën e sotme një tjetër spot elektoral teksa fokusi është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme duke mbajtur yje në dorë të cilat simpolizojnë BE-në, japin mesazhet e tyre, ndërkohë që e kanë cilësuar Europën shumë të rëndësishme për zhvillimin, artin, kulturën apo dhe bujqësinë.
Në fillim të spotit shfaqet aktori Neritan Liçaj nga Teatri Kombëtar i cili u shemb pak kohë më parë.
“Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.”- shkruan Basha në “Twitter”./Opinion.al
Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. #ShqipëriaFITON pic.twitter.com/lF03eSfgVz
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 2, 2021