Katër të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në qarkun e Tiranës në rrugën “Egnatia” 2 të rinj, K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, janë kapur me 1 kg kanabis dhe 3 aparate celulare.
Në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj E.C 23 vjeç, Forcat e Posaçme Shqiponja kanë gjetur një sasi të lëndës narkotike, kokainë dhe 1 kartëmonedhë 50 euro fallco.
Në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike është arrestuar edhe i riu J.XH, 22 vjeç pasi është kapur më një sasi të lëndës narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasitë e kapura të lëndës narkotike, telefonat dhe kartëmonedha fallco.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al