Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD e PS përplasen për fletën e votimit,Kaso:Dashnorë të listave të hapura

2021/04/01 at 1:36 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD e PS përplasen për fletën e votimit,Kaso:Dashnorë të listave të hapura

Mbledhja e sotme në KQZ ka shënuar sërish debatet teksa janë përplasur idetë mes përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Zgjedhor, Ivi Kaso dhe atij të PS Eridian Salianji.

Debati ka lindur për miratimin përfundimtarë të fletës së votimit, teksa PS e kërkon regjistrimin e kandidatëve me numër kurse PD me emër.

Kaso u shpreh pro idesë së Ilirjan Celibashit për modelin e fletës së votimit të jenë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë, duke kundërshtuar qëndrimin e përfaqësuesit socialist Eridian Salianji.

Sipas Kasos është çudi që ata që ishin “dashnorë” të listave të hapura, sot tentojnë që të fshehin kandidatët me numra. Kaso theksoi se duhet të prevalojë interesi i zgjedhësve që të kenë mundësi të zgjedhin kandidatin e parapëlqyer.

“Parimi është që zgjedhjet janë për zgjedhjet dhe pastaj për subjektet garuese. Për zgjedhjet e fundit ishte vetë ODIHR që hap raportin me këtë parim të rëndësishëm, që zgjedhjet ishin pa standarde për shkak se nuk ishin në funksion të interesit primar të zgjedhësve. Cili është interesi i zgjedhësi? Në nenin 98 përcakton përmbajtjen e fletës së votimit, dhe thotë që duhet të jetë e qartë, e kuptueshme, dhe zgjedhësi ta ketë lehtë orientimin për subjektin dhe kandidatit.

Zgjedhësi duhet të gjejë në fletë subjektin dhe kandidatin e parapëqyer. Si identifikohet kandidati? Njerëzit identifikohen me emra, jo me numra. Është çudi e madhe që subjektet që ishin dashnorë të listave të hapura, sot tentojnë t’i fshehin kandidatët me numra. Nuk mund të prevalojë interesi i administratës për të mbarojë punën më shpejt, në raport me interesin e zgjedhësve. Ndërhytë në Kodin Zgjedhor me pretekstin e listave të hapura, lista të hapura ka kur janë kandidatët”, tha Kaso.

Ndërkohë që  Eridjan Saliajni u shpreh pro votimit të një flete votimi me numra, pasi sipas tij votimi me emra do ta ndërlikojë fletën dhe do të vonojë procesin.

“Nëse fleta do ketë emra do jetë emri i subjektit dhe kryetarit të partisë. Mendimi jonë është që kjo realizohet nga numri i partive. E vetmja mënyrë për të realizuar një votim, që të respektohet votimi në radhë të parë për subjektet, edhe për kandidatët, është votimi me numra. Kemi një fletë me 12 x 36 kandidatë, 500 emra. Kjo e ndërlikon fletën.

Kurse procesi i fletës me numra, fleta është shumë e thjeshtë, votohet subjekti dhe numri për kandidatin. Fushata bëhet me numra.  Me vendimmarrjen që bëni sot, i mohoni të drejtën që vëzhguesit të jenë pjesë e procesit, sepse nuk mund të dallojnë për kë është votuar. Është shumë e rëndësishme për partitë që nuk kanë vëzhgues. Nëse votohet me këtë fletë do vonohet procesi i votimit, dhe do kishim radhë”, tha ai./Opinion.al

Etiketa: flete votimitIvi KasoPDps

Ju sugjerojmë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Para
Atentati me eksploziv ndaj kunatit të Domart Konjarit, zbardhet ngjarja

Atentati me eksploziv ndaj kunatit të Domart Konjarit, zbardhet ngjarja

Lulzim Basha përballë gazetarëve sot në “Opinion”

Lulzim Basha përballë gazetarëve sot në “Opinion”

Ivi Kaso i kërkon Bindjes Demokratike të ndryshojë logon: Ngjan me tonën

Ivi Kaso i kërkon Bindjes Demokratike të ndryshojë logon: Ngjan me tonën

TE FUNDIT

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
19 Nëntor, 2025

Është vetëdorëzuar në polici i riu Daniel Pepa, i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal në Manëz, ku...

Lexo më shumë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com