Të paktën katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, janë vrarë në një kompleks zyrash në jug të Kalifornisë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.
Policia tha se autoritetet u njoftuan për të shtëna me armë zjarri në ndërtesën dykatëshe në Lincoln Avenue në Orange, në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 17:30 me kohën lokale (00:30 GMT).
Ndërkohë, policët qëlluan dhe plagosën të dyshuarin i cili u dërgua në spital, raporton BBC.
Situata është “stabilizuar” dhe nuk ka asnjë kërcënim për publikun, shtojnë më tej në deklaratë autoritetet.
“Tmerruese dhe pikëlluese”, tha guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom në Tëitter. “Zemrat tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme sonte.”
SHBA u trondit nga dy të shtëna masive në mars. Tetë njerëz – shumë prej tyre aziatiko-amerikanë – u vranë brenda llixhave në Atlanta, Georgia, në 16 Mars, ndërsa 10 njerëz u vranë në një dyqan ushqimesh në Kolorado në 22 Mars./Opinion.al