Greqia ka raportuar 76 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e tyre që nga fillimi i pandemisë në 8,093.
Autoritetet shëndetësore helene, bëjnë me dije se se në harkun kohor të 24 orëve janë konfirmuar 3,616 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 263,689 të prekur.
Aktualisht në shtetin fqinj, 739 pacientë ndodhen të intubuar./ Opinion.al