Kryeministri, Edi Rama, në kuadër të takimeve të zhvilluara për zgjedhjet e 25 prillit, këtë të mërkurë është ndalur në Vaun e Dejës ku ka inspektuar punimet për Ujësjellësin e Vaut të Dejës.
Gjatë vizitës, Rama tha se është hera e fundit që furnizimi me ujë është temë e fushatës elektorale.
Po ashtu, ai theksoi se gjatë verës në Vaun e Dejës përfundon ujësjellësi që çon 24 orë ujë në të gjitha shtëpitë e kësaj zone.
“Pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, përfundon ujësjellësi i ri; 22.6 kilometra rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone.
Jemi në gjendje të themi se në qendrat urbane të vendit do kemi 24 orë ujë. Uji është herë e fundit që është temë fushate elektorale. Këtu në këto zona nuk ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit”, tha Rama./Opinion.al