Kolegji Zgjedhor ka vendosur pranimin e padisë së Partisë Socialiste dhe shfuqizimin e vendimit të KAS në lidhje me listat e PD-së.
Sipas këtij vendimi, Partia Demokratike do të ketë 153 kandidatë në listën për zgjedhjet e 25 prillit që do të thotë 69 kandidatë më pak. Në total PD kishte depozituar një listë me 222 emra.
“Vendimi i vendosi palët në lista të barabarta”, tha përfaqësuesi i PS Eridian Salianji.
Ndërkohë, socialistët kanë respektuar Kodin Zgjedhor duke vendosur në lista aq emra sa përcakton ligji, 153 kandidatë për deputetë.
Tashmë i hapet rruga finalizimit të fletës së votimit, pasi sikurse u bë me dije edhe nga kryetari i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mëngjesin e sotëm ky vendim mbante peng fletën e votimit.