Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit dhjetë viktima dhe 914 raste të reja me koronavirus në 4.733 testime të kryera. Kjo shifër është më e larta e infektimeve gjatë 24 orëve të regjistruara brenda vitit 2021.
602 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 72.415 numrin e përgjithshëm të të shëruarave.
Aktualisht 880 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale, nga të cilët 33 në gjendje të rënduar shëndetësore./Opinion.al