Presidenti i Republikës Ilir Meta ka prezantuar ditën e sotme nga Durrësi, platformën “Denonco krimin zgjedhor”.
Në komunikim e tij me gazetarët, Presidenti Meta deklaroi se vota do të mbrohet me çdo kusht.
Teksa ai nuk i ka shpëtuar edhe pyetjes së gazetarëve mbi deklaratat e ambasadores Yuri Kim, që bëri thirrje që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë Meta tha se nuk i shmanget kësaj çështje, por tashmë e dinë të gjithë se kush kandidoi në krye të bashkive persona me 3-4 emra.
Gjatë fjalës së tij ai ftoi qytetarët që në 25 prill të zgjedhin alternativat që do t’i përfaqësojnë.
“Ne e dimë se kush na detyroi të bëjmë një ligj të veçantë dhe se kush kandidoi aq shumë persona me tre katër emra në krye të bashkive. Por dua të theksoj se në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira qytetarët kanë mundësi të zgjedhin subjekte të ndryshme dhe të japin sinjalet për kandidatin që besojnë më shumë. I ftoj të gjithë të votojnë për alternativën që do t’i përfaqësojë më mirë”, tha Meta./Opinion.al