Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1870/ Fjalimi i Hugo përball turmës që e priste në dalje të “Gare Du Nord”

2021/03/27 at 9:34 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1870/ Fjalimi i Hugo përball turmës që e priste në dalje të “Gare Du Nord”

Nga Aurenc Bebja

“La Défense nationale” ka botuar, të enjten e 8 shtatorit 1870, në faqen n°2, fjalimin e Victor Hugo, me rastin e kthimit në Francë pas 19 viteve në ekzil.

Fjalimi i Victor Hugo

Të hënën në mbrëmje, poeti i shquar, i dënuar që prej 2 dhjetorit (1851 – pas grushtshtetit të Napoleonit III), i cili ishte betuar se do të kthehej në Francë vetëm kur Perandoria të mos ekzistonte më, mbërriti përmes “Gare du Nord”.

Në dalje të saj, një turmë entuziaste e priste me dinjitet autorin e “Napoleonit të Vogël – Napoléon le Petit” dhe të “Ndëshkimeve – Châtiments”.

Victor Hugo arriti me shumë vështirësi në një kafene e gjendur në cep të sheshit, nga e cila ai u lëshoi njerëzve, me një zë emocionues dhe të gjallë, fjalët e bukura që po i transkriptojmë (përcjellim) :

Fjalët nuk më lejojnë të them se sa më prek mikpritja e pashprehshme që po më bë populli bujar i Parisit.

Qytetarë, u pata thënë : Ditën që Republika të kthehet, unë do të kthehem. Ja ku jam (Brohoritje.)

Dy gjëra të mëdha më thërrasin, së pari, Republika. E dyta, rreziku. (Lëvizje.)

Unë vij këtu për të bërë detyrën time.

Cila është detyra ime?

 Është e juaja, është e të gjithëve.

Të mbrojmë Parisin, të ruajmë Parisin.

Shpëtimi i Parisit është më shumë sesa shpëtimi i Francës, pra është shpëtimi i botës.

Parisi është qendra e njerëzimit. Parisi është qyteti i shenjtë.

Kush sulmon Parisin, sulmon masivisht gjithë njerëzimin. (Brohoritje.)

Parisi është kryeqyteti i civilizimit, i cili nuk është as një mbretëri dhe as një perandori, dhe që është e gjithë raca njerëzore në të kaluarën e saj dhe në të ardhmen e saj. Dhe a e dini, pse Parisi është qyteti i civilizimit ? Kjo sepse Parisi është qyteti i Revolucionit. (Bravo të zgjatura.)

Se një qytet i tillë, një qendër e tillë, një vatër e tillë drite, një qendër e tillë mendjesh, zemrash dhe shpirtrash, saqë një tru i tillë i mendimit universal mund të shkelet, të thyhet, të sulmohet, nga kush ? nga një pushtim i egër; kjo nuk mundet. Kjo nuk do të ndodhë. Kurrë, kurrë, kurrë ! (Brohoritje të zgjatura. Jo, kurrë, kurrë !)

Qytetarë, Parisi do të triumfojë, sepse përfaqëson idenë njerëzore dhe sepse përfaqëson instiktin popullor.

Instinkti popullor është gjithmonë në përputhje me idealin e civilizimit.

Parisi do të triumfojë, por me një kusht, që është që ti, unë, të gjithë ne që jemi këtu, do të jemi vetëm një shpirt; kjo për arsyen se ne do të jemi vetëm një ushtar dhe një qytetar : vetëm një qytetar për ta dashur Parisin, vetëm një ushtar për ta mbrojtur atë.

Me këtë kusht, një Republikë nga njëra anë, dhe populli unanim i Parisit nga ana tjetër, do të triumfojnë.

Sa për mua, unë ju falënderoj për brohoritjet tuaja, por i lidh të gjitha me këtë ankth të madh, i cili trazon të gjithë brendësinë, atdheun në rrezik.

Unë ju kërkoj vetëm një gjë : bashkimin!

Përmes bashkimit ju do të fitoni.

Mbytni gjithë urrejtjen, largoni çdo pakënaqësi, jini të bashkuar, do të jeni të pamposhtur.

Le të mblidhemi të gjithë rreth Republikës përballë pushtimit dhe të jemi vëllezër. Ne do të fitojmë.

Liria të shpëtohet përmes vëllazërisë. (Brohoritje; ulërimë e madhe : rroftë Victor Hugo ! Rroftë Republika !)

https://www.darsiani.com/la-gazette/shpetimi-i-parisit-eshte-me-shume-sesa-shpetimi-i-frances-pra-eshte-shpetimi-i-botes-fjalimi-i-victor-hugo-perballe-turmes-entuziaste-qe-po-e-priste-ne-dalje-te-gare-du-nord-pas-19-viteve-ne-ekzil-1870/

Etiketa: fjalimifrancehugo

Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Emrat/ Trafikonin armë dhe drogë nga Italia, pranga tre personave

Emrat/ Trafikonin armë dhe drogë nga Italia, pranga tre personave

Kryeu veprime të turpshme me një të mitur, në kërkim 45-vjeçari në Tiranë

Kultivonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 26-vjeçari

Koronavirusi/ 10 rajone me të kuqe, Italia e mbyllur deri në maj

Koronavirusi/ 10 rajone me të kuqe, Italia e mbyllur deri në maj

TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com