Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Qeveria gjermane: Franca zonë me incidencë të lartë

2021/03/27 at 8:31 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19/ Qeveria gjermane: Franca zonë me incidencë të lartë

Për shkak të numrit të lartë të infektimeve, qeveria gjermane e ka klasifikuar Francën si zonë me incidencë të lartë. Kjo vlen edhe për Republikën Çeke dhe Sllovakinë – klasifikuar më parë në nivel rreziku më të lartë.

Qeveria gjermane e klasifikon Francën, Sllovakinë dhe Republikën Çeke që nga e diela si zona me incidencë të lartë, për të cilat kërkohen me detyrim teste, për të hyrë në Gjermani. Deri në një njoftim të ri, kufiri mund të kalohet vetëm kur ke një test negativ për Covid19, i bërë në 48 orët e fundit.

Për Sllovakinë dhe Republikën Çeke, kjo do të thotë kalim në një grup më pak të rrezikshëm: më parë ato konsideroheshin zona të variantit të virusit, pra në nivelin më të lartë të rrezikut. Gjithashtu është rishikuar klasifikimi përkatës i landit austriak të Tirolit; tani Tiroli është përcaktuar si zonë rreziku. Më 14 shkurt, qeveria gjermane i shpalli pjesë të mëdha të Tirolit, Republikës Çeke dhe Sllovakisë si zona me variante veçanërisht të rrezikshme të virusit. Vetëm gjermanët dhe të huajt me leje qëndrimi dhe qëndrim në Gjermani u lejuan të hyjnë. Përjashtimet e vetme ishin për shoferët e kamionëve dhe punonjësit ndërkufitarë me profesione të rëndësishme për stabilitetin e sistemit.

Prej javësh nuk ka pasur më lidhje të rregullta me ​​tren dhe autobus midis Republikës Çeke dhe Gjermanisë. Kjo mund të ndryshojë tani.

Situata në Francë po përkeqësohet

E ndryshme është gjendja në Francë: situata e infektimeve atje ishte përkeqësuar vazhdimisht gjatë javëve të fundit. Në 24 orët e fundit, autoritetet raportuan 41.869 infektime të reja – të premten e kaluar kishte 35.088. Situata në spitale në disa rajone është jashtëzakonisht e tensionuar. Numri i infektimeve të reja për 100.000 banorë brenda një jave është aktualisht më shumë se 300.

Prej vlerës 200 të incidencës. Klasifikimi si zonë me incidencë të lartë ndodh kur arrihet shifra 200 e incidencës

Dreyer: Masa nuk drejtohet kundër Francës

“Ka rëndësi për ne që ta frenojmë procesin e infektimeve dhe t’i mbajmë akoma të hapur kufijtë,” tha kryeministrja e landit të Rajnland-Pfalcit, Malu Dreyer. Klasifikimi si zonë me incidencë të lartë nuk drejtohet në asnjë mënyrë kundër partnerëve në Francë, por kundër virusit.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian i tha stacionit Franceinfo se rregullat e reja do të shkaktonin probleme për udhëtarët e rregullt. Por po bëhen përpjekje që ata të dëmtohen sa më pak të jetë e mundur. Edhe pranverën e kaluar kishte kontrolle në kufirin francez. Për shkak të kësaj, gjendja shpirtërore në zonat kufitare është e acaruar.

Merkeli: “faktikisht të nevojshme”

Kancelarja Angela Merkel tha të enjten në konferencën e saj të shtypit në samitin e BE për klasifikimin e mundshëm të të gjithë Francës si një zonë me incidencë të lartë, se nuk është fjala për “deklarata të vullnetit politik, por për vështrim të incidencave afatgjata”. Kur incidenca shtatëditore është “e qëndrueshme” në më shumë se 200 infektime të reja të Coronas për 100.000 banorë, “zona klasifikohet si zonë rreziku”. Në rastin e Francës, kjo duket “de facto e nevojshme”, por nuk do të thotë se do të ketë automatikisht kontrolle të kufijve.

Kancelarja theksoi se ekziston “një procedurë shumë specifike se kush duhet të paraqesë teste dhe sa shpesh”. Kjo do të diskutohet me Francën dhe do të merren parasysh periudhat e nevojshme të tranzicionit. Pas klasifikimit të rajonit kufitar francez Moselle si zonë të varianteve të virusit në fund të shkurtit, ka “procedura tashmë të stabilizuara mirë”. “Unë nuk mendoj se kjo është një masë veçanërisht e dukshme ose e veçantë,” shtoi Merkel./ DW

Etiketa: covid-19francegjermani

Ju sugjerojmë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
Bota

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

4 Nëntor, 2025 3:44 pm
Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Bota

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

4 Nëntor, 2025 3:24 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Para
Biden: Perëndimi të dalë me nisma infrastrukturore për të rivalizuar Kinën

Biden: Perëndimi të dalë me nisma infrastrukturore për të rivalizuar Kinën

Zbardhet vrasja e Armando Beqirit në Islandë, u ekzekutua nga një shqiptar

Zbardhet vrasja e Armando Beqirit në Islandë, u ekzekutua nga një shqiptar

Vrasja e Behar Sofias, Skënder Vathi kërkon lirimin nga burgu

Vrasja e Behar Sofias, Skënder Vathi kërkon lirimin nga burgu

TE FUNDIT

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
4 Nëntor, 2025

Australia do të ofrojë të paktën tre orë energji diellore falas çdo ditë për familjet, madje edhe ato pa panele...

Lexo më shumë

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
4 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane të dekadave të fundit dhe një nga mbështetësit kryesorë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com