Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Danimarka shtyn me tre javë të tjera pezullimin për vaksinën AstraZeneca

2021/03/25 at 8:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Danimarka shtyn me tre javë të tjera pezullimin për vaksinën AstraZeneca

Zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkës njoftuan të enjten se po zgjasin afatin e pezullimit të vaksinës AstraZeneca për COVID-19 edhe për tre javë për të lejuar më shumë kohë për prova sigurie në lidhje me një mpiksje gjaku që rezultoi vdekjeprurëse tek një person që kishte bërë këtë vaksinë.

Vendimi vjen ndërsa rregullatori evropian i ilaçeve, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) respektivisht e kanë shpallur vaksinën të sigurt dhe efektive.

Danimarka pezulloi administrimin e vaksinës më 11 mars pas njoftimit se një grua daneze 60-vjeçare vdiq nga mpiksja e gjakut pasi bëri vaksinën. Disa vende të tjera evropiane bënë të njëjtën gjë.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë, Tanja Lund Erichsen e Agjencisë Daneze të Barnave u pajtua me vendimin.

“Nga një perspektivë farmakologjike, vaksina vazhdon të jetë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19. Por nuk mund të përjashtohet mundësia që ekziston një lidhje midis vaksinës dhe një forme shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut”, tha ajo.

Si EMA dhe OBSH-ja bënë komente të ngjashme javën e kaluar, por arritën në përfundimin se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet.

Vendimi i Danimarkës vjen ndërsa AstraZeneca nxorri informacione të reja në lidhje me efektivitetin e saj. Të dhënat mbi provat klinike me më shumë se 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se regjimi me dy doza është 76% efektiv në parandalimin e koronavirusit simptomatik.

Shifrat e fundit ndryshonin pak nga ato të mëparshmet të lëshuara nga gjigandi farmaceutik britaniko-suedez të hënën se vaksina ishte 79% efektive kundër virusit. Vaksina Oxford-AstraZeneca ka qenë alternativa kryesore në botën në zhvillim për shkak të kostos së saj të ulët dhe kushteve më të lehta për t’u ruajtur.

Ndërkohë sipas shifrave të fundit nga të Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milion raste me koronavirus, më shumë se çdo vend tjetër, ndërsa Brazili ka tejkaluar kufirin e 300,000 të vdekurve. Në shkallë globale, më shumë se 124.6 milion njerëz janë infektuar, dhe mbi 2.7 milionë kanë vdekur./ VOA

Etiketa: AstraZenecacovid-19danimarka

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Berisha: Dvorani i diskretituar, drejtësia është paralizuar

Berisha komenton fushatën e Ramës: Si plakat e marsit

Edi Rama i ftuar sot në “Opinion”

Edi Rama i ftuar sot në “Opinion”

Debat publik me Bashën? Si reagon Rama

Debat publik me Bashën? Si reagon Rama

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com