Ka nisur festa në kampin opozitar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë.
Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy orë nga çelja zyrtarisht e fushatës, mbështetës të Partisë Demokratike kanë bërë parakalimin e parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Nga një video e siguruar nga News24, me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.
Kujtojmë që kjo do të jetë një nga fushatat më të vështira por edhe të veçanta. Ajo do të organizohet në kushtet e kufizimieve kundër COVID-19 teksa partitë do të konkurrojnë për zgjedhjet elektorale të 25 prillit./Opinion.al