17 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Sipas statistikave të fundit nga 4 096 teste të kryera janë regjistruar 1.347 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 122.227 raste, prej të cilëve 102.652 janë shëruar, ndërsa 3.545 kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë aktivë me Covid 16.030 raste./Opinion.al