Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka sjellë në vëmendje fjalimin historik të ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton, në 24 Mars të vitit 1999 për Kosovën. Pikërisht në këtë datë ish-presidenti amerikan Clinton dha lajmin para popullit amerikan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u bashkoheshin aleatëve të NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ky fjalim është një adresim historik për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojte të Kosovës.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane“, shkruan Rama.
Në videon e publikuar nga Rama shfaqet deklarata e Bill Clinton për Kosovën, ku dënohet krimet e bëra nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviç./Opinion.al
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane????❤️?? https://t.co/sRyhb50Qnz
— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021