Gazetari Blendi Fevziu ka prekur këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” çështjen e shembjes së godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, me qëllim rikonstruksionin e saj.
Ndërsa ka kërkuar të trajtojë në një emision debatin publik që është ngritur mbi këtë argument, gazetari Fevziu ka bërë të ditur se institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces kanë refuzuar të flasin lidhur me procedurën e ndjekur dhe transparencen e saj.
Gazetari bëri të ditur se pavarësisht insistimit prej 48 orësh mbi këtë argument, këto insitucione kanë refuzuar të flasin ne “Opinion”.
Është fjala për: Ministrinë e Kulturës, Institutin e Ndërtimit dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Ndërkohë, i vetmi institucion që ka pranuar të flasë është Ministria e Shëndetësisë, e cila mbulon vetëm kërkesën funksionale të projektit./Opinion.al