Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në qendër të Elbasanit.
Mësohet se të arrestuarit janë vëllezërit Erzen dhe Gëzim Mane, ndërsa në momentin e arrestimit ata ndodheshin në një “Fastfood” të këtij qyteti.
Policia kishte njoftime se në një fastfood në anë të bulevardit kryesor kishte elementë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ka organizuar një operacion të befasishëm.
Dy të arrestuarit, njihen të skeduar nga policia si shpërndarës të lëndëve narkotike. Nga kontrolli i policisë u gjetën edhe dy armë zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Opinion.al