Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ndodhet në Elbasan ku po prezanton kandidatët për deputetë në këtë qark.
Gjatë fjalës së tij Rama komentoi edhe përplasjen në Labinot të Elbasanit mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca për të cilën tha:
“E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, grabitësi i telefonit të tij të ishte Tualanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë. Sa e-maile dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama./Opinion.al