Teksa na ndajnë 34 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të denoncojë ato që ai i quan 100 dështime të Edi Ramës.
Këtë mëngjes Basha ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat tregojnë se koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera.
Postimi nga Lulzim Basha:
“34 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në tetë vite. Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera?
Përgjigjja: 6 milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.