Një ngjarje e pazakontë është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se një grua e identifikuar si Valentin Prenga ka mbajtur prej disa ditësh në banesë trupin e bashkëshortit të saj, Llazar Prenga i cili kishte ndërruar jetë.
Sipas News24 ngjarja është shënuar në lagjen “1 Maj”, teksa gruaja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia ka shkuar ditën e sotme në banesën e familjes Prenga, ku është përballur me rezistencën e Valentia Prenngës për të mos i lejuar të hyjnë në shtëpi. Me forcë policia ka hapur derën e banesën dhe kanë gjendur në të trupin e të ndjerit, Llazar Prenga./Opinion.al