Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicioni PD-LSI, Rama: Kontratë absurde, Basha i marrë peng me noterizim

2021/03/17 at 3:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koalicioni PD-LSI, Rama: Kontratë absurde, Basha i marrë peng me noterizim

Nga Fieri, ku prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku, kryeministri Edi Rama sulmoi kreun e opozitës Lulzim Basha dhe planin e PD për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë tha se oferta për taksë 9% ndikon negativisht tek familjet e thjeshta.  Sipas Ramës nuk mund të paguajnë njësoj për shtetin të pasurit dhe punëtorët e tyre.

Më tej, Rama sulmoi edhe koalicionin e PD me LSI, të cilin e cilësoi një kontratë absurde të pa ndodhur më parë mes dy forcave politike teksa theksoi se kreut të PD-së i është noterizuar pengmarrja me këtë marrëveshje.

“Nuk mundet të paguajnë njësoj për shtetin edhe më të pasurit edhe punëtorët e tyre, është e pamundur sepse nuk është njësoj në fakt. Nëse një punëtor paguan 9%, heq paratë që ka për të paguar nevojat mujore të familjes. Nëse një milioner paguan 9% ajo nuk ka asnjë ndikim në të përditshmen e familjes së tij. Mund të ndikojë në numrin e veturave, apo gjatësinë e jahtit apo në numrin e vilave, të metrave katrorë që disponon, por kjo nuk është diçka jetike dhe nuk jemi këtu për të shtuar numrin e vilave të tyre apo për të rritur numrin e veturave të tyre. Nëse duan t’i zgjasin, t’i rrisin, t’i shtojnë janë në të drejtën e tyre, por jo në kurriz të të tjerëve duke paguar detyrimet e shtetit më pak se të tjerët. Ajo që ofrohet nga PD-ja është një përmbysje e plotë e këtij parimi dhe shkuarje komplet në drejtim të kundërt me interesat e atyre që mblidhen me dy gishtat për të shpërndarë Covidin. Të gjithë ata që janë në ato tufat e organizuara gjoja spontane janë viktimat e para të kësaj politike nëse do të presupozonim që PD-ja do të merrte mandatin për të qeverisur, pa llogaritur këtu. Lulzim Basha nuk është Lulzim Basha. Lulzim  Basha nuk është një rrezik për demokracinë. Lulzim Basha nuk është një rrezik për drejtësinë por fatkeqësisht mishëron rrezikun që përfaqësojnë ata që e kanë Bashën një manekin të buzëqeshur në duart e tyre, Saliun, Ilirin, Monikën. Lulzim Basha nënshkruan një kontratë absurde të pandodhur më parë mes dy forcave që hyjnë veç e veç dhe bëjnë që më përpara koalicionin paszgjedhor. Për çfarë arsyeje? Thjesht për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Është e qartë që rreziku dhe i destabilizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithnjë e më shumë është prezent. Për këto arsye unë besoj që të gjithë ata që mbështesin verbërisht PD-në dhe që përfaqësojnë ato kategori që ne i mbrojmë me fakte dhe jo me fjalë, shumë më mirë dhe shumë më qëndrueshëm se PD-ja të bëjnë reflektimin e tyre”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: kolaicionPD-LSIrama

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
“Opinion”/ Cili është plani i Ilir Metës!

“Opinion”/ Cili është plani i Ilir Metës!

Masat anti-COVID, policia gjobit 809 qytetarë për thyerjen e rregullave

Masat anti-COVID, policia gjobit 809 qytetarë për thyerjen e rregullave

Balla nxjerr videon e Bashës: Motra e trafikantit të drogës në listat e PD

Balla nxjerr videon e Bashës: Motra e trafikantit të drogës në listat e PD

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com