Është diskutuar të hënën në emisionin “Opinion” për vrasjen e Behar Sofisë dhe arrestimin e autorit Ernejt Shtyi, teksa nga hetimet ka dalë se ai është një vrasës me pagesë. (15 Mars 2021)
Për të folur për këtë temë në studio kanë qenë gazetarja Klodjana Lala dhe Spartak Koka.
Në pjesën e dytë është diskutuar për përplasjen mes militantëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike gjatë ceremonisë së Ditës së Verës në 14 Mars në Elbasan.
Të ftuar për këtë temë kanë qenë:
- Fitim Zekthi
- Lorenc Vangjeli
Ndërkohë që në pjesën e fundit të emisionit “Opinion” është transmetuar një insert për 30-vjetorin për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë./Opinion.al