Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Protestë kundër masave të izolimit në Holandë

2021/03/14 at 5:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Protestë kundër masave të izolimit në Holandë

Policia në Holandë ka përdorur ujë dhe shkopinj gome për të shpërndarë qindra protestues në Hagë, të cilët po kundërshtojnë masat e izolimit, të vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Protesta e së dielës në Hagë vjen vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Policia ndërhyri kur protestuesit shkelën rregullat e mbajtjes së distancës fizike dhe injoruan thirrjet e autoriteteve të sigurisë që të shpërndahen.

Mediat lokale raportuan se policia ka ndaluar disa protestues. Autoritetet ndaluan shërbimin e trenave në Hagë, për të parandaluar arritjen e më shumë protestuesve. Policia paralajmëroi protestuesit se nëse nuk shpërndahen, ata do të ndërhyjnë.

Holanda ka qenë nën masa të izolimit që prej fundit të janarit dhe në këtë shtet është e ndaluar që të mblidhen më shumë se dy persona. Po ashtu, restorantet dhe baret janë mbyllur dhe gjatë natës aplikohet edhe kufizimi i lëvizjes.

Pavarësisht masave të rrepta kundër pandemisë, qytetarët holandezë do të votojnë në zgjedhje. Duke filluar nga e hëna do të hapen vendvotimet të cilat do të qëndrojnë të hapura për tre ditë, me qëllim që të mos ketë grumbullim të qytetarëve.

Partia e kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte po synon që të marrë edhe një mandat të ri katërvjeçar.

Shumica e qytetarëve holandezë përkrahin masat e izolimit, pasi ky shtet ka një ndër shkallët më të larta të infektimit në koronavirus në Evropë.

Por, masa e kufizimit të lëvizjes gjatë natës është zgjatur deri në fund të marsit dhe kjo ka nxitur pakënaqësi të qytetarëve të cilët kanë mbajtur protesta në disa qytete holandeze.

Holanda, që ka popullsi prej 17 milionë banorësh, ka regjistruar mbi 1.1 milion raste me koronavirus dhe mbi 16.000 viktima./ Burimi: REL

Etiketa: holandemasaproteste. COVID-19

Ju sugjerojmë

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Bota

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

29 Janar, 2026 8:49 am
VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij
Bota

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij

29 Janar, 2026 8:45 am
Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
Kronikë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

29 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:34 am
“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Para
Irlanda pezullon vaksinën AstraZeneca

Irlanda pezullon vaksinën AstraZeneca

Maqedoni e Veriut/ 19 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedoni e Veriut/ 19 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

Koronavirusi/ 15 humbje jete dhe 653 raste të reja në Shqipëri

TE FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
29 Janar, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga...

Lexo më shumë

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
29 Janar, 2026

Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për...

Lexo më shumë

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
29 Janar, 2026

Autoritetet meksikane njoftuan të mërkurën arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në të shtënat që lanë 11 të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij
29 Janar, 2026

Një video e re që tregon një përplasje fizike mes Alex Prettit dhe agjentëve federalë është publikuar, më shumë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com