Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjidhet kryetari i LDK-së, kush e zvendëson Isa Mustafën

2021/03/14 at 2:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjidhet kryetari i LDK-së, kush e zvendëson Isa Mustafën

Është zgjedhur zyrtarisht kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Lumir Abdixhiku do të drejtojë LDK-në në Kosovë.

Ai garonte me Lufti Hazirin dhe Besian Mustafën, ndërsa u zgjodh kryetar i LDK pasi mori 190 vota nga 329 delegatë që morën pjesë në votim.

Sakaq në reagimin si kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rikthimi i kësaj partie është çështje kohe.

“Idetë e LDK-së i qëndrojnë kohës. Janë fundamenti jo vetëm i organizimit tonë partiak, por edhe shtylla themeltare të shtetit të Kosovës. Janë ide të nisura nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Janë ide të kultivuara nga dy kryetarët paraprakë – Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. Janë ide të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këto ide bëjnë që sot dhe nesër dhe gjithherë burra dhe gra të këtij vendi të rreshtohen në familjen tonë politike. Jo sepse kanë interesa përfitimi, jo sepse kanë ndërlidhje të përjetimit individual të kohës, por sepse janë bindje dhe bindja i mbijeton sfidave të kohës.

Unë kam gjetur bindjen dhe besimin në këtë shtëpi politike. Kam gjetur idenë e ruajtur dhe të kultivuar me sakrificë të mundit dhe sakrificë të jetës. Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës, ideologët të kohërave më të rënda, bashkëmendimtarët e sotëm dhe potencialet e të ardhmes. Kjo shtëpi njëtrajtësisht më ka hapur dyert siç do t’ia hapë të tjerëve, shumë të tjerëve, që do të vijnë më pas – gra e burra, veprimtarë e veprimtare do të bartin pishtarin e lidhjes tonë gjatë dekadave të ardhshme. Ky relacion, kjo ndjenjë dhe ky besim e bën LDK-në të madhe. Numrat mbesin të përkohshëm, përpjekja jonë mbetet e përhershme. Prandaj, rikthimi jonë është çështje kohe.

Sot duhet të veprojmë, të bashkohemi rreth njëri-tjetrit dhe të hapemi për të tjerët. LDK-ja s’ka njerëz për të humbur, por s’ka as njerëz mjaftueshëm për të ecur përpara”, tha Lumir Abdixhiku./Opinion.al

Etiketa: kosoveLDK

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Përplasjet në Elbasan, reagon Kryemadhi: Qytetarët e përzunë Edi Ramën

Përplasjet në Elbasan, reagon Kryemadhi: Qytetarët e përzunë Edi Ramën

Përplasja mes militantëve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen disa persona

Përplasja mes militantëve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen disa persona

Orinda Huta dhe Turjan Hysko në pritje të fëmijës së tyre të parë

Orinda Huta dhe Turjan Hysko në pritje të fëmijës së tyre të parë

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com