Të dy liderët e PS dhe PD, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë vizituar këtë të dielë Elbasanin me rastin e Ditës së Verës.
Por në kohën që kryeministri Edi Rama ka kaluar në qendër të qytetit një grup qytetarësh e kanë pritur me ovacione dhe thirrje “Rama ik”.
Siç shihet në video Kryeministri nuk është ndalur dhe as ka kthyer kokën por ka vazhduar rrugën ndërkohë që është i shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja./Opinion.al