Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar, policia arreston 3 persona

2021/03/12 at 2:59 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi të birin me thikë, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Nga informacione zyrtare bëhet me dije se në  pranga kanë rënë shtetasit Rruzhdi Marku, Klodian Çobo dhe Besmir Dinellari, pasi Gjykata e Torinos në Itali ka caktuar ndaj tyre masën “arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Elbasan, me FAST Albania dhe Interpol Tirana, janë arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Rr. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Këtij shtetasi, Gjykata e Torinos, Itali, në datën 11.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, është bërë lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar B. D., 31 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë./Opinion.al

Etiketa: arrestimekerkim nderkombetarpolici

Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
Bullgaria dhe Rumania pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Bullgaria dhe Rumania pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Superligë/Kukësi ka harruar si fitohet,Apolonia i merr pikë për mbijetesën

Superligë/Kukësi ka harruar si fitohet,Apolonia i merr pikë për mbijetesën

Kandidatët për në Gjykatën e Lartë, KLGJ propozon 4 emra gjyqtarësh

Kandidatët për në Gjykatën e Lartë, KLGJ propozon 4 emra gjyqtarësh

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com