Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, punësim informal sa 3-fishi i Rajonit, dominon rroga e ‘zarfit’

2021/03/12 at 8:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, punësim informal sa 3-fishi i Rajonit, dominon rroga e ‘zarfit’

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipëria ka punësimin ne të zezë gati dyfish më të lartë se mesatarja europiane dhe një nga nivelet më të larta në rang europian.

Sipas të dhënave që i takojnë vitit 2019, ILO përllogarit se punësimi informal në Shqipëri është 56.7 për qind e totalit të punësuarve.

Pas Shqipërisë normën më të lartë të informalitetit në punësim e ka Bosnja me 30 për qind të totalit të punësimit. Në vende të tjera të Europës që nuk janë anëtarë të BE ky tregues është shumë herë më i ulët. Në Maqedoni punësimi informal ishte vetëm 13.8 për qind e totalit në vitin 2019, ndërsa në Serbi 18.7 për qind.

Edhe Moldavia që për disa tregues të tjerë ekonomikë renditet me keq se Shqipëria, punësimin informal e ka 25 për qind të totalit. Në Bashkimin Europian, informaliteti në tregun e punë është mesatarisht 18 për qind sipas ILO-s.

ILO bën thirrje se Shqipëria ka ende një hapësirë të madhe të pashfrytëzuar në tregun e punës e cila mund të përdoret për të ulur deficitet e skemës se pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore.

Informaliteti në Shqipëri mbetet shqetësues edhe për biznese dhe persona që veprojnë brenda kontureve të ligjit dhe shfrytëzojnë dobësitë e tij duke krijuar evazion fiskal.

Rastet tipike përfshijnë punën e padeklaruar, ku njësitë ekonomike me dashje shmangin taksimin e punës duke dhënë rroga cash që në Shqipëri njihet gjerësisht si “paga e zarfit”.

Për sigurimet shoqërore, puna e padeklaruar nënkupton mashtrim dhe evazion të kontributeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore. Tipike është deklarimit të pagës, kur punëdhënësi e paguan punëtorin me një nivel page që nënkupton nivelin minimal të kontributit përcaktuar nga ligji, ndërsa pjesa e mbetur e pagës së tyre paguhet cash.

Sipas ekspertëve të ILO-s informaliteti që vjen nga paga e nëndeklaruar është shumë sfidues se punësimi në të zezë. Për boshnjaket 32 e për qind nga popullsia e punësuar janë siguruar në informalitet. Kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore arritën në 4.7 për qind të PBB-së dhe tatimi mbi të ardhurat e papaguara në 0.5 për qind të PBB-së.

Në Moldavi, 34.8 për qind e popullsisë së punësuar kishin një punë informale. Të ardhurat e padeklaruara për shkak të punësimit joformal dhe raportimit të nën raportuar ishin të barabarta me 12.9 për qind të PBB-së. Kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore nga të ardhurat e padeklaruara ishin 5.2 për qind të PBB-së (4.1 për qind për sigurimet shoqërore dhe 1.1 për qind për sigurimet shëndetësore).

Informaliteti në tregun e punës në Shqipëri është kompleks. Ekzistojnë kategori të tilla si fermerët që përfshira në skemë dhe puna e nëndeklaruar. Nga popullsia në moshë pune, 20 – 64 vjeç, numri i kontribuuesve në skemën e sigurimeve përfaqëson vetëm 44.5 për qind. 55.5 për qind e mbetur e popullsisë që punon nuk po kontribuonin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Mbulimi me sigurime është i plotë për punonjësit zyrtarë, dhe më tej me ulje në 42 për qind për të vete punësuarit, dhe praktikisht zero për punonjësit informalë./ Monitor

Etiketa: kursimetshqiptaret

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para

Si e ka menaxhuar Rama pandeminë?Basha:Të dhënat hedhin poshtë propagandën

Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Ç'duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Tritol makinës, zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Muça

Tritol makinës, zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Muça

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com