Në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kandidatët për ligjvënës në Kuvend kanë zbritur në terren për të takuar qytetarët.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shkuar në një familje elbasanase, ku i është bashkuar për të gatuar ballokume.
Krahas videos ku shfaqet në kuzhinë, Kryemadhi thotë se pas 25 prillit në Shqipëri gjithçka do të ndryshojë për mirë.
“Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës . Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.”-shkruan Kryemadhi./Opinion.al
View this post on Instagram