Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në konferencën e Komitetit Teknik të mbajtur ditën e sotme ka bërë një pasqyrim të situatës së pandemisë COVID-19 në vend.
Gjatë fjalës së saj, Fiço tha se edhe pse ka një rënie të mesatares ditore të rasteve me Covid-19, situata mbetet delikate.
Po ashtu Fiço bëri me dije se femrat preken më shumë se meshkujt por tek meshkujt ka më shumë fatalitete. “Natyrisht situata aktuale mbetet delikate, e monitoruar dhe nën kontroll gjithsesi. Ndryshime ka në incidencë dy javore që ka pësuar një rënie, mesatarja e rasteve ditore ka rënë gjithashtu, rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë. Monitorojmë dhe numrin e bashkive që kanë prekje, ka një ulje nga 49 në 48. Femrat preken më shumë se meshkujt, por tek meshkujt ka më shumë fatalitete.
Ka dy elemente që duhet t’i kujtoj. Nuk është akoma momenti për t’u gëzuar dhe për t’u hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë, Masat e ndërmarra kanë sjell një përmirësim që mund të jetë i vogël, por duhet që këto përmirësime të jenë të qëndrueshme. Dua të apeloj edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë masa”, u shpreh Fico./Opinion.al