Kur na ndajnë dhe 45 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit.
Soreca shkruan në rrjetet sociale se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë radhën për të verifikuar të gjitha kandidatë.
Ambasadori thekson se të gjithë kandidatët të përshirë në listat e subjekteve politike, të cilët tashmë janë dorëzuar në KQZ, duhet të plotësojnë kriteret.
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca./ Opinion.al