Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 529 pacientë të infektuar me koronavirus nga 2.888 teste të kryera.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë humbur jetën 6 persona si pasojë e virusit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-Covid2 dhe 1.674 raste të vdekjes .
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë ndersa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091./Opinion.al